Kjo mësuese iu dha nxënësve një detyrë e cila iu mbeti në kujtesë gjithmonë

Ky shkrim frymëzues u publikua për herë të parë në revistën “ Reader’s Digest” para disa vitesh. Aty flitej për një mësuese e cila për dallim nga të tjerët arriti që me një detyrë të arrinte t’i bënte nxënësit të kenë më shumë besim në veten .

Fun

16/02/2017 00:45

Sot do të ndajmë me ju këtë mësim jetësor shumë frymëzues i cili do t’iu prekë të gjithëve.

Një ditë, një mësuese e matematikës nga Minnesota përgatiti për nxënësit e saj një detyrë shumë interesante. Ajo i angazhoi ata që të shkruanin në një letër emrat e krejt nxënësve të klasës e pastaj të shkruajnë për secilin prej tyre gjërat e mira të cilat i karakterizojnë ata. Në fund të orës mësimore, secili student e dorëzoi listën e tij. Ishte ditë e premte, andaj mësuesja e shfrytëzoi vikendin e saj për t’i nxjerrë rezultatet. Ajo i  shkruajti emrat e secilit student në fleta të pastra dhe ua bashkëngjiti të gjitha gjërat e mira që kolegët kishin shkruar për ta. Të hënën që erdhi ajo ua dorëzoi nxënësve listën me krejt të mirat e tyre.

Fëmijët ishin  aq  të entuziazmuar sa që klasa u mbush me pëshpërimat e tyre “ A është shkruar për mua kjo letër?”; “ Nuk e dija që dikush më donte aq shumë”; …

Ata nuk i diskutuan rezultatet me mësuesen, por ajo tashmë e dinte se e kishte arritur qëllimin e saj dhe se nxënësit tani kishin besim në veten e tyre.

Disa vite më vonë, njëri nga ata nxënës, Mark Eklud , u vra në Vietnam. Varrimi u bë në Minnesota, kështu që shumica e shokëve të klasës dhe mësuesja morën pjesë në varrimin e tij. Pas ceremonisë mortore, babai i këtij fëmiu trim iu afrua mësuese dhe i tha “ Dua të të tregoj diçka.”  Këtë e gjetën tek gjërat e birit tim, më saktësisht në kuletën e tij”. “ A e dini se çfarë është? “ Ai ia dorëzoi mësueses një copë letër. Ishte lista e gjërave të mira të Markut të cilat ia kishin shkruar shokët e tij para shumë vitesh.

“Falemnderit shumë për këtë që ke bërë” tha nëna e Markut. “ Biri ynë e ruajti këtë letër si një thesar”

Dhe pastaj, një gjë e papritur ndodhi. Shokët e klasës së Markut filluan t’i nxjerrin një nga një listat e tyre. Shumica e tyre i kishin mbajtur me vete gjithmonë në kuletë. Disa nga ta madje i kishin vendosur nëpër albume të fotove. Njëri prej tyre tha “ Mendoj se të gjithë i kemi ruajtur ato lista, sepse si mund të hudhet një gjë aq e vlefshme?”, shkruan Bright Side, transmeton GazetaBlic.com