Kjo këshillë e Stephen Hawking mund t’jua ndryshojë jetën brenda minute

Stephen Hawking, fizikan i famshëm, ka jap një ligjëratë rreth vrimave të zeza në Royal Institution, Londër, për të festuar datëlindjen e tij të 74’të.

Fun

02/01/2017 14:35

Një pikë interesante që e kishte thënë shkencëtari, ishte rreth teorisë të vrimave të zeza që nuk janë “rrugë qorre”, por portë e mundshme drejt universeve tjera, transmeton Telegrafi.

Gjatë ligjëratës së tij, profesori Hawking nuk i ishte përgjigjur vetëm pyetjeve shkencore, por edhe atyre personale. Ai kishte jap një përgjigje shumë poetike rreth asaj se si i kishte tejkaluar vështirësitë dhe sfidat në jetën e tij, e gjithashtu e kishte krahasuar depresionin me vrimën e zezë.

“Mesazhi i kësaj ligjërate nuk është që vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa pikturohen. Ato nuk janë burgje të përjetshme siç mendonim dikur. Gjërat mund të dalin nga një vrimë e zezë nga jashtë dhe ka mundësi të shkojnë drejt një universi tjetër. Prandaj, nëse ndjeheni sikurse jeni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë – ka rrugë për të dalë nga ajo.”, ka treguar ai.

Duhet të rikujtojmë se Stephen Hawking jo vetëm që është shkencëtarë brilant, zbulimet e të cilit e kanë “çuar peshë” shkencën, por edhe një person me vullnet jashtëzakonisht të fortë. Ai ishte diagnostikuar me sëmundjen ALS në vitin 1963 dhe doktorët nuk i kishin dhënë më shumë se dy vite jetë.

Sidoqoftë, pavarësisht kësaj, profesori Hawking jo vetëm që është duke jetuar shumë më shumë se dy vite, por ka bërë shumë zbulime, ka shkruar libra, ka dhuruar ligjërata dhe kësisoj vazhdon t’i inspiroj personat me aftësi të kufizuara.

Fjalët e njerëzve të tillë me të vërtetë që vlejnë shumë. Prandaj, edhe në orët më të errëta të jetës, gjithmonë mbani mend: ka rrugë për të dalë nga ajo. Ndoshta në një univers tjetër!