Kjo kafene ka hapur dyert e saj këtë dimër për qentë e braktisur (Foto)

Një kafene në një ishull grek ka hapur dyert e saj çdo natë për t’i lejuar qentë e braktisur që të mbrohen nga të ftohtit këtë dimër.

Fun

21/12/2015 19:21

Një fotografi e postuar në Lesbos, që ishte kapur më herët këtë muaj, është shpërndarë me mijëra herë, duke bërë që shumë njerëz të emocionohen nga ky gjest i mirë.

Kafeneja në Mytilene, portin kryesor të ishullit, mbyllet për klientët në ora tre të mëngjesit, dhe hapet për qentë e braktisur që të flenë aty duke mos pasur ftohtë, transmeton lajmi.net.

Antonis, një kamerier i kafenesë, tha për i100.co.uk se projekti kishte filluar që nga vera. /lajmi.net

2232-3q664z