Kjo ishte porosia e Gilit për Labin pasi përfundoi dasma

Javën që lam pas bëri bujë në media dasma e moderatoirt Labinot Gashi me Qëndresa Bajramin.

ShowBiz

21/10/2017 12:57

Çifti u kurorëzuan më 15 tetor, datë me të cilën edhe Labi kishte ditëlindjen duke organizuar një dasmë më ndryshe prej të tjerëve, shkruan lajmi.net.

E veçanta ishte se ai mori nusen me tren dhe të nesërmen organizoi dasmë madhështore në qytetin e Prizrenit ku ishin të ftuar shumë prej emrave të estradës.

Ekipi i emisionit ‘Mirage’ ishin të pranishëm në dasmë dhe nga atje sollën momentet më interesante.

Po ashtu, disa prej artistëve tanë kanë uruar Labin përmes kamerës së ‘Mirage’ ndër to ishte edhe Gili e cila përveç urimit për çiftin pati edhe një porosi për Labin.

Ndiqeni videon nga minuta 19:30 dhe mësoni se çka i tha Gili, Labit. /Lajmi.net/

YouTube player