Kjo ishte oferta e madhe që Costa e refuzoi për t’u rikthyer te Atletico Madrid

Diego Costa i dha fundit qëndrimit tre vjeçar në Premierligë për t’u rikthyer në Spanjë, te ish skuadra e tij, Atletico Madrid.

Sport

24/09/2017 21:37

Sulmuesi spanjoll, nuk bënte pjesë më në planet e trajnerit Antonio Conte, i cili transferojë nga Real Madridi, Alvaro Moratan.

Duket se dëshira e Costas për t’u rikthyer te Atletico e për të punuar sërish me trajnerin Diego Simeone, ishte e madhe.

Këtë e vërteton refuzimi që i bëri një oferte rekorde të Evertonit, shkruan Marca, përcjell lajmi.net. Raportohet se Roland Koeman i ka ofruar Chelsea për 28 vjeçarin spanjoll ofertë marramendëse, deri në 75 milionë euro.

Koeman e cilësonte Costan si pasues ideal të Romelu Lukakut, që këtë verë kaloi te Manchester United./Lajmi.net/