Kjo ishte atmosfera te Thaçët për lirimin e Sylejman Selimit /VIDEO

Të shtunën, një ditë pas lirimit me kusht të Sylejman Selimit, në Burojë presidenti i vendit Hashim Thaçi, kishte mbledhur komandantët e zonës së Drenicës.

Lajme

27/01/2019 21:34

Të premten është liruar me kusht, Sylejman Selimi, shkruan lajmi.net.

E një ditë pas lirimit të tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me komandantët e zonës së Drenicës ishin mbledhur në Burojë për të festuar lirimin e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selim.

Në këtë festë kishte marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe bashkëluftëtarë tjerë të Selimit.

Lajmi.net ka siguruar videon e kësaj feste te Thaçët.

Në odën ku ishin mbledhur të gjithë ish-komandantët e zonës së Drenicës dëgjohen duke kënduar këngë patriotike me çifteli.

Kujtojmë, se të premten paneli për lirim me kusht ka liruar ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimin. /Lajmi.net/