Kjo ishte atmosfera në koncertin e fundit të NRG Band

Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka dhe anëtarët e tjetë të këtij grupi vazhdojnë të jenë shumë të pëlqyer në publik.

ShowBiz

26/12/2017 12:01

Së fundi, NRG Band ka qenë në mesin e konkurrentëve në “Kënga Magjike 2017”, ku u paraqitën me këngën “Gocat me martini” dhe morën çmimin “Grupi më i mirë”, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë sezonës së verës, grupi kanë qenë aktiv me koncerte brenda dhe jashtë vendit, në të cilat mblidheshin gjithë fansat e tyre.

E kështu ka ndodhur edhe në koncertin e fundit në një nga klubet e Kosovës, NRG Band krijuan atmosferë para një publiku shumë të madh në numër.

Kujtojmë që Besnik Qaka këtë vit i dha fund beqarisë, duke u kurorëzuar me Lolita Begollin, ndërsa tani çifti janë në pritje që të bëhen prindër. /Lajmi.net/