Kjo i ndodh Ronaldos çdo ditë, para finales kundër Liverpoolit

Cristiano Ronaldo është duke ia kushtuar 24 orë në ditë këmbës, po kujdeset për kyçin e këmbës së djathtë.

Sport

11/05/2018 09:40

Cristiano Ronaldo është në terapi intensive për të sanuar lëndimin para finales mes Real Madridit dhe Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Edu Aguirre gjatë emisionit “El Chiringuito”.

“Cristiano Ronaldo është duke ia kushtuar 24 orë në ditë këmbës, po kujdeset për kyçin e këmbës së djathtë”, shtoi Aguirre, që bëri të ditur se të enjten ka bërë disa teste në qendrën stërvitore të Realit, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.

“Ronaldo nga ora 10 e mëngjesit deri në mbrëmje, merr katër trajtime të ndryshme për kyçin e këmbës. Shembull njëra ndër to është Akupunktura, është teknika më e specializuar”, shtoi ai.

“Objektivi i Cristiano Ronaldos është dhe beson se do t’ia arrijë, të luajë gjashtë ditë para finales së Champions League. Ai dëshiron të luajë kundër Villarrealit gjashtë ditë para finales”, u shpreh ai. /Lajmi.net/