Kjo “hile” e portierit e dërgoi Gjermaninë në finale (VIDEO)

Gjermania siguroi mbrëmë një biletë për në finalen e kampionatit Europian, teksa mundi Anglinë nga pika e penalltive.

Sport

28/06/2017 19:39

Gjermanët kaluan të parët në avantazh me Selke në minutën e 35, ndërsa Gray barazoi katër minuta para mbylljes së pjesës së parë. Abraham i dha në fillim të pjesës së dytë avantazhin Anglisë, por Plate vendosi baraspeshën.

2-2 u mbyll koha e rregullt, ndërkohë që as në shtesë nuk pati gola të tjerë. Gjermanët ishin më të saktë, duke shënuar katër herë, ndërkohë që me dy penalltitë e pritura Pollersbeck kthehet në hero për skuadrën e tij.

Portieri gjerman kishte marrë instruksione të sakta në një letër të cilin e kishte fshehur në çorape.