Kjo grua ka punën më të mirë në planet – Lajmi.net
Kjo grua ka punën më të mirë në planet
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 9:41, 4 December 2017
Të gjithë e dinë se nuk ka vende të mjaftueshme të punës, veçanërisht ato të cilat përfshijnë udhëtimin, vendpushime luksoze dhe një ton me para.

 

Por kjo ëndërr u bë e vërtetë për fotografeb dhe adhuruesen e udhëtimeve, Sorelle Amore, shkruan the Independent, transmeton lajmi.net

Në fillim të vitit 2017, Amore shkroi një dëshirë gjerësisht në ditarin e saj.

Udhëtimi në 12 vende të ndryshme në vitin 2017 dhe të paguhesh për një gjë të tillë, a nuk është me të vërtetë një ëndërr?

Çdo gjë nisi kur vëllai I saj I dërgoi një ofertë pune me titull ‘Puna më e mire në botë’.

Shpallja thoshte se ‘ju mund të udhëtoni në botë, duke qëndruar në shtëpitë e pushimeve luksoze më shumë se një milionë dollarë’ , për 10 mijë dollarë gjatë tre muajve.

Nuk është çudi që 17,000 njerëz kanë aplikuar. Dhe, pasi dëgjoi vetëm një ditë para skadimit të afatit, Amore ishte një prej tyre. Së fundi, aplikantët u zvogëluan në një listë të ngushtë me 15 pjesëmarrës dhe ajo u votua si fituese nga publiku.

Ajo krenohet me 13 javë udhëtimi, 15 vende të vizituara, që nga Skocia deri në Bahamas, dhe mbi 265 orë tranzit në 28 aeroplanë.

Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2