Kjo grua ka luftuar kundër ISIS-it dhe thotë se e di sekretin e tyre

Një kanadeze e cila ka luftuar kundër ISIS-it në Siri ka thënë se ata janë “qyqarë, frikacakë dhe derra që zvarriten” në luftime.

Bota

05/12/2015 16:39

Hanna Bohman, iu bashkua batalionit ushtarak të femrave në një forcë nacionale kurde në Irak marsin e kaluar.

Nga eksperienca e saj gjatë luftimit me këtë grup ekstremist, Bohman tha se perceptimi i Perëndimit se ISIS-i është një forcë e fuqishme është mashtruese, transmeton lajmi.net.

“Ata janë vetëm një bandë e pistë, një grusht derrash zvarritës që ia mbathin në shenjën e parë të rezistencës”, tha ajo për Business Insider.

“Me të vërtetë asgjë më shumë se një gjemb në tokë”, shtoi ajo. “Nuk është si mendojnë njerëzit. Ne nuk qëndrojmë vazhdimisht të mbyllur në mes të jetës dhe vdekjes, mes plumbave dhe mortajave fluturuese”.

Ajo tha gjithashtu se çështja më brengosëse nuk është ISIS-i në vetvete, por për kë punojnë ata. Në fund, ajo shtoi se shumicën e kohës nuk e kalonte në betejë, por duke fjetur dhe ruajtur, pasi që nuk kishte asgjë për të luftuar. (lajmi.net)

YouTube player