Kjo grua ka këmbët më të gjata në botë (Video)

Karolina nga Melbourni ka këmbët më të gjata në botë. Ajo është krenare për gjatësinë e saj, si dhe ka thyer rekordin botëror.

Fun

19/04/2017 10:09

Modelja Karolinë Arthur ka marrë titullin e rekordeve Guinness për këmbët më të gjata, transmeton lajmi.net

Karolina dhe bashkëshorti i saj, Kameron, janë njejtë të gjatë, mirëpo kur qëndrojnë afër njëri tjetrit, këmbët e Karolinës duken më të gjata. Këmbët e saj janë 51.5 inch, duke e mbushur kështu 69% të tërë gjatësisë së trupit të saj.

Tani, 39 vjeçarja Karolinë është krenare për gjatësinë e saj, por nuk ka qenë gjithnjë kështu.

Ajo e përshkruan një kohë kur ndihej e pasigurtë, si adoleshente, “ka qenë një kohë kur nuk ndihesha e bukur ose atraktive” thotë Karolinë.

Në moshën 15 vjeçare, ajo filloi modelizmin, çka fitoi siguri dhe besim në vete. /Lajmi.net/