Kjo gjë vërteton se Baby G dhe Mozzik janë armiq! (Foto)

Largimi i Baby G nga labeli 'On Records' dhe prishja e raporteve me reperin Mozzik është diskutuar shumë por nuk dihej saktësisht se përse erdhi deri te përkeqësimi i raporteve pasi ata ishin shumë miq të mirë dikur.

ShowBiz

21/08/2017 17:23

Thuhet se pas publikimit të këngës ‘Kuks’ nga Baby G, aty ku thuhet se ajo e ka ironizuar reperin e njohur dhe pas publikimit të një videoje nga vetë Mozzik në Instagram, kanë filluar zënkat mes tyre, shkruan lajmi.net

Se dyshja janë tashmë armiq pas një shoqërie të afërt që kishin dikur e dëshmon një foto e publikuar nga Baby G në Instastory.

Aty ajo e ka ndarë faqen e ‘Artistët shqiptarë’ por foton ku shihet Mozzik me të dashurën e ka mbuluar, e  dëshmia se  ishte reperi i njohur mund ta shihni në fotot të cilat ju sjellim në vijim./Lajmi.net/