Kjo gjë mund t’i ndodh Realit për herë të parë që nga viti 2004 (FOTO)

12 trajnerë në 13 sezonet e fundit në Real Madrid, asnjëherë nuk kanë arritur të kenë në dispozicion një formacion me lojtarë spanjoll.

Sport

29/06/2017 16:44

Është Zinedine Zidane që këtë edicion ka mundësinë ta thyej këtë ‘mallkim’, duke nisur ndeshjen me 11 lojtarë në fushë.

Me gjashtë lojtarët spanjoll nga edicioni i kaluar (Casilla, Carvajal, Ramos, Nacho, Lucas Vázquez, Isco dhe Asensio), kthimi në skuadër i tre lojtarëve të huazuar (Vallejo, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral), dhe inkorporomi i mundshëm në formacion i të riut Ceballos, mund të bëjë që për herë të parë që nga sezoni 2004-05 Real Madridi të ketë një formacion me lojtarë spanjoll.

Hera e fundit kur Real Madridi e nisi ndeshjen me 11 lojtarë spanjoll në fushë, ishte sezoni 2004-2005, kur skuadra drejtohej nga Camacho.

Me Casillas; Michel, Helguera, Pavon, Raul Bravo; Celades, Borja; Guti, Raul, Portillo; dhe Morientes, përbëhej formacioni i Realit./Lajmi.net/