Kjo gjë e emocionoi Norën me të vizituar kështjellën e Rozafatit

Këngëtarja Nora Istrefi këtë vikend e ka kaluar më ndryshe prej herave të tjera.

ShowBiz

16/10/2017 13:11

Nota ishte për vizitë në qytetin e Shkodrës dhe me këtë rast vizitoi edhe kështjellën e Rozafatit, që bartë një histori të dhimbshme me vete, shkruan lajmi.net.

Gjatë asaj vizite, Nora ndau disa fotografi me fansat, ku edhe tregoi diçka që e emocionoi nga ai vend.

Afër Rozafës së murosur gjendet një pllakatë me mbishkrim fjalët që i kishte lënë Rozafa amanet, pasi kishte lënë prapa një fëmijë të vogël.

Meqenëse Nora është vetë nënë dhe e di se çfarë është ndjenja e të qenit e tillë, ajo u emocionua nga fjalët që janë në atë kala. /Lajmi.net/