Kjo fotografi u bë hit në Facebook për një arsye të veçantë (Foto)

Një fotografi prekëse e një burri të moshuar duke e mësuar një të ri të panjohur se si ta lidhë kravatën përderisa ishte duke pritur në stacion të trenit është bërë hit në Facebook.

Fun

16/11/2015 20:12

Burri i vjetër ishte me gruan e tij në stacion, e cila e vërejti të riun e ulur në stolin e stacionit që kishte të veshur një këmishë dhe pantallona, por i cili kishte vështirësi për ta lidhur kravatën e tij.

Kështu, ajo e inkurajoi burrin e saj të vjetër që ta ndihmojë atë, transmeton lajmi.net.

2E7D95CE00000578-3320172-image-a-36_1447666127103

Kjo fotografi e postuar në Facebook është pëlqyer më shumë se 300,000 herë dhe është shpërndarë pothuajse 130,000 herë prej se është postuar dje.

Fotografia ka shpërndarë emocione pozitive në mbarë botën për gjestin e mirë të burrit të vjetër. Një komentues madje ka komentuar: “Absolutisht më pëlqen kjo! Më në fund diçka pozitive!”. (lajmi.net)