Kjo foto tregon se sa keq janë raportet mes Ronaldos dhe Perezit

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid duket më afër se kurrë.

Sport

27/05/2018 19:42

Këtë e dëshmoi vetë futbollisti më i mirë i botës me deklarata e bëra pas finales së Ligës së Kampionëve ku Real Madrid mposhti 3:1 Liverpool.

Se raportet mes Ronaldos dhe Perez nuk janë të mira, e tregon edhe një moment që kanë zënë mediet në Spanjë sot, ku lojtarët e Realit u pritën në një takim me kryetarin e Madridit.

Ronaldo dhe Perez derisa i zgjasin duart injorojnë njëri-tjetrin me shikim./Lajmi.net/