Kjo fjalë shkaktoi kacafytjet pas ndeshjes Man Utd – Man City

Manchester United - Manchester City, ndeshja derbi e Manchesterit u mbyll me shumë tensione.

Sport

12/12/2017 09:09

Një ngacmim në drejtim të sulmuesit të Manchester United, Zlatan Ibrahimovic shkaktoi kacafytjet pas ndeshjes me Manchester Cityn.

“Marca’ shkruan se “Ibra, ti flet shumë por lëviz pak”, ishte fjalia që u dëgjua në tunelin e “Old Traffordit”.

Kjo fjali nuk u kishte pëlqyer lojtarëve të Unitedit dhe nga ai moment kishte nisur përleshja gjatë të cilës ishin hedhur shishe dhe grushte.

Të paktën 20 persona u përfshinë dhe tensionet ishin rritur kur Jose Mourinho ishte futur në zhveshtoren e mysafirëve.