Kjo femër seksi do t’i bashkohet festivalit ‘Kënga Magjike’ si prezantuese

Balerina seksi, Klaudia Pepa do t’i bashkohet festivalit të këngës ‘Kënga Magjike’.

ShowBiz

04/11/2018 19:24

Klaudia Pepa do të jetë bashkëprezantuese e Ardit Gjebresë dhe Bora Zemanit në tre netët finaliste të edicionit të 20-të spektaklit ‘Kënga Magjike’, shkruan lajmi.net

Përmes një lidhje direkt në “E diela shqiptare”, ishin dy moderatorët ata që zbuluan surprizën duke treguar se, Pepa do t’i bashkohet këtë edicion të spektaklit të njohur të muzikës shqiptare.

Nga ana tjetër Klaudia tregoi se nuk do të vijë e vetme në Shqipëri pas dy javësh, për të nisur përgatitjet.

“Do të vij me një ushtri. Me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga ‘Mediaset’”, tregoi ajo.
Kujtojmë se vitin e kaluar në “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea u shoqërua nga prezantueset Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu./Lajmi.net/