Kjo është videoja me më së shumti “dislike” në Youtube

YouTube Rewind 2018 është bërë videoja me më së shumti "dislike" në platformën Youtube.

Auto & Tek

13/12/2018 16:49

Rewind është kritikuar gjerësisht për shfaqjen e dështimeve, si Logan Paul dhe PewDiePie, dhe për shpërfilljen e ngjarjeve të rëndësishme, transmeton lajmi.net.

Me pothuajse 9.9 milionë “dislike,” kënga e Justin Bieber Baby, e kishte zënë vendin e parë për disa vite.

PewDiePie, i njohur gjithashtu si Felix Kjellberg, iu bashkangjit korit të kritikave në një video duke thënë se Rewind paraqiti shumë nga lojërat Fortnite dhe shumë pak nga YouTube.

Të gjithë këto “dislike” u siguruan nga ndjekësit e Justin Bieber, për mos ta lënë muzikën e tij më të pa pëlqyeren në platformën e videove. /Lajmi.net/