Kjo është vetura me të cilën askush nuk ka vdekur në ndonjë aksident

Volvo XC90 është zyrtarisht makina më e sigurtë që shitet në Mbretërinë e Bashkuar, që nga viti 2002, kur u shfaq në tregun e këtij vendi, asnjë person në aksidentet e trafikut nuk ka vdekur.

Auto & Tek

17/04/2018 22:27

Prodhuesi më i madh suedez i makinave shfaqi në treg modelin në vitin 2002 dhe gjenerata e dytë arriti në vitin 2015. Që nga fillimi i shitjeve në vitin 2002 në Britani, mbi 50,000 sosh të Volvo XC90 janë shitur, transmeton lajmi.net

Sipas hulumtimi të kryer nga Thatcham Research, është makina më e sigurtë për t’u testuar tani.

Thuhet se një nga arsyet për një shkelje të tillë të sigurisë – 16 vjet pa vdekje në XC90 – është futja e hershme e sistemeve të asistencës elektronike, përfshirë frenimin automatik në rast të përplasjes.

Thatcham Research thekson se tani ky sistem është një pjesë standarde e pajisjeve në shumë modele të reja të makinave që po testohen.

Në këtë laborator, kjo teknologji konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme në sigurinë e drejtimit të automjeteve që nga futja e rripave të sigurisë.

Fakti që Volvo XC90 është më e sigurta në ishull, nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh se makina e prodhuesit suedez për dekada të tëra ka gëzuar një reputacion të lartë./Lajmi.net/