Kjo është vetura më e fuqishme Rolls-Royce që keni parë ndonjëherë

Rolls-Royce ka zbuluar edhe një tjetër model Wraith, por këtë herë duke sjellë jo vetëm një stil mahnitës, por edhe një rritje të vogël të fuqisë.

Auto & Tek

06/07/2015 21:15

Vetura me një ngjyrë të kuqe të ndritshme, ka stil të bukur falë grilës së përparme prej alumini dhe rrethueseve të dritareve, së bashku me dorezat e dyerve prej kromi.

Vetura e bukur ecë mbi rrota argjendi që kanë një shkëlqim të theksuar të zi, duke i dhënë edhe një pamje më të bukur asaj, transmeton Lajmi.net.

Përveç përmirësimeve në trup, Rolls-Royce ka bërë që motori 6.6-litërsh turbo-binjak V12 të prodhojë 632 kuaj-fuqi, duke e bërë atë veturën më të fuqishme të prodhuar ndonjëherë nga Rolls-Royce.

Versioni i ardhshëm i Wraith, që do të quhet Dawn, do të fuqizohet nga i njëjti motor, ndoshta me një rritje prej 8 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Rolls-Royce, nuk ka dhënë ndonjë informatë se sa copë të këtij modeli do të prodhohen.

Rolls-Royce-Wraith-St-James-2 Rolls-Royce-Wraith-St-James-3 Rolls-Royce-Wraith-St-James-4Rolls-Royce-Wraith-St-James-1