Kjo është vetura e re e Batman për filmin e radhës (Video)

Vetura e re e Batman është shfaqur dje zyrtarisht për publikun në Las Vegas.

Auto & Tek

10/06/2015 18:48

Vetura e re ‘Batmobile’ është zbuluar më në fund në ‘2015 Licensing Expo’, duke treguar atë çfarë Ben Affleck do të vozisë në serinë e ardhshme të filmit “Batman v Superman: Dawn Of Justice.”

Videot dhe imazhet zyrtare të Batmobile u shfaqën nga Warner Bros, transmeton Lajmi.net.

Interieri i veturës është i mbushur me ekrane dhe butone të ndryshme, për të cilat ne mendojmë se do të përdoren për mbrojtje dhe për sulme të mahnitshme në film.

Pesha e kësaj veture është 3,000kg dhe shpejtësia e saj është 330kmh. Filmi pritet që të lansohet marsin e ardhshëm, transmeton Lajmi.net.

Më poshtë mund ta shikoni videon e shfaqjes së veturës: