Kjo është vetura e ardhshme e Lamborghni (Foto)

CEO i Lamborghini, Stephan Winkelmann ka dhënë një intervistë për Autoblog, ku ka folur rreth modelit të ardhshëm SUV i cili pritet të lansohet.

Auto & Tek

09/07/2015 14:47

Winkelmann nuk tregoi saktë se si do të jetë kjo veturë, çfarë fuqie do të ketë etj., por tha se do të jetë modeli i parë SUV me turbo.

Në imazhet e lansuara, modeli SUV u shfaq në dizajn të kuq që i jepte një pamje me të vërtetë të bukur, transmeton Lajmi.net.

Vetura pritet të përmbaj një teknologji të lartë me sistem hibrid, por kompania siç duket nuk po dëshiron të nxjerrë informacione të hershme, për shkak që në fillim kishte vështirësi në bord për ta lejuar prodhimin e saj.

Shikoni fotografitë nga ky model:

499429 499430 499431 499432 499433 499434499435 499436