Kjo është vajza seksi që ia ka rrëmbyer zemrën Majkit?

Reperi kosovar, Majk nuk ndalet së shijuari jetën private.

ShowBiz

03/10/2018 20:26

Ai është njëri nga artistët më të komentuar në shtypin rozë për shkak të lidhjeve të dashurisë, shkruan lajmi net.

Duke filluar nga Majlinda Zeka me të cilën ka edhe një djalë e më pas vazhdoi me bukuroshen nga Gjakova, Melita Nushin ku tashmë siç duket është në krahët e një vajze tjetër.

Në imazhet e publikuara nga revista ‘Story’, Majk shihet në shoqërimin e një vajze e cila nuk është e panjohur në Shqipëri. Kejda është 18 vjeçe dhe duket se ia ka rrëmbyer zemrën reperit nga Kosova.

Sido që të jetë, Majk po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit “Krejt ti fala” në duet me Ylli Limanin. /Lajmi.net/