Kjo është thirrja për Kosovën që u dëgjua në ‘Elbasan Arena’, e që po iu “dhemb” shumë serbëve

Skënderbeu nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në ‘Elbasan Arena’ në përballjen me Partizanin e Beogradit.

Sport

19/10/2017 23:25

Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë të Ligës së Evropës së fazës së grupeve, përfundoi pa gola, 0-0.

Shtatë mijë tifozët e pranishëm në ‘Elbasan Arena’ nuk u ndalën asnjëherë së kënduari, e pa harruar edhe Kosovën.

“Kosova, zemra e Shqipërisë”, ishte thirrja që dëgjohej më së shumti nga kuqezinjtë në stadium.

Kjo thirrje nuk u pëlqeu aspak medieve serbe që kanë reaguar menjëherë.

“Tifozët e Skënderbeut kënduan këngë provokuese kundër Partizanit. Madje ata fyen Serbinë duke u përmendur UCK-ja dhe Kosova është zemra e Shqipërisë”, shkruan ‘Kurir’, përcjell ‘Lajmi.net’.

Pas dy jave, Skënderbeu do të jetë mysafir i Partizanit në Beograd./Lajmi.net/