Kjo është surpriza madhështore që Angela ia bëri bashkëshortit për ditëlindje

Në dhjetor të vitit të kaluar modelja shqiptare, Angela Martini i dha fund beqarisë.

ShowBiz

02/11/2018 12:19

Modelja shqiptare, Angela Martini dhe Dragus Savulescu u martuan në dhjetor të vitit që lamë pas, shkruan lajmi.net

Bukuroshja çdo ditë e më shumë në rrjete sociale e shfaq dashurinë që ka ndaj bashkëshortit të saj.

Meqë mbrëmë ishte ditëlindja e tij ajo solli pamjet luksoze brenda festës së organizuar. “Postime të vonshme nga parti, ditëlindja e dashurisë sime, 12 tetor❤??❤”, shkruan ajo.

Së fundmi, Angela dhe bashkëshorti i saj zgjodhën ishullin luksoz Santorini, si destinacionin e tyre për pushime. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BppmoRjnsbG/