Kjo është situata në rrugën në Veternik pas reshjeve të shtuara të shiut

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e aksit rrugor Prishtinë - Ferizaj, se si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike në dy ditët e fundit në vendin tonë, ka ardhur deri te rrëshqitja e dheut në vendpunishten e zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.

Lajme

01/12/2017 16:21

“Ekipet punuese të operatorit ekonomik të kontrakutar për kryerjen e këtyre punimeve dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe për vendosjen e situatës në kontrollë.”, thuhet në një njoftim të MI-së. /Lajmi.net/