Kjo është shuma e madhe e qirasë që paguajnë Fahriye dhe Burak për vilën në Stamboll

Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit mbeten një ndër çiftet më të bukura të kinematografisë turke.

ShowBiz

15/10/2017 16:53

Dyshja u bënë të famshëm në saje të serialit “Ask Sana Benzer”, ku luajtën rolet e Aliut dhe Defnes.

Çifti është kurorëzuar gjatë këtij viti në ceremoni private, ku ishin të pranishëm vetëm disa miq dhe familjarë.

Kjo ka bërë që dyshja të kërkoj edhe një shtëpi, të cilën e kanë gjetur në paralagjen e Stambollit, Beykoz.

Në fakt, në këtë vilë më parë ka jetuar Evcen, të cilën tani e kanë marrë me qira deri sa të blejnë një të tillë. Vila ka katër kate, kopsht të bukur dhe një pishinë në oborr me pamje fantastike ndërsa për të raportohet se do të paguajnë rreth 15 mijë euro në muaj.

Ndryshe, aktorët do t’i shohim në projekte të ndryshme filmike, por Fahriye e ka të ndaluar prej Bukraut që të paraqitet në skena romantike dhe të puth ndonjë aktor në serial. /Telegrafi/