Kjo është shqiptarja të cilës Kim ia mori burrin

Emri i saj i plotë është Fatime Sinanaj dhe është me origjinë nga Kosova

ShowBiz

30/11/2017 09:00

E lindur në Shtetet e Bashkuara, 30-vjeçarja është bërë shpejt pjesë e showbiz-it amerikan, falë guximit të saj për të bërë çdo gjë për tu bërë e famshme.

Myla, siç preferon ajo ta quajë veten krahasohet shpesh me Kim Kardashian, për shkak të ngjashmërisë fizike që ka me të. Por, shqiptares nuk i vjen aspak keq për këtë krahasim, ndërsa thuhet edhe se ajo i është nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike pikërisht për t’i ngjarë showgirl-it.

Sidoqoftë, edhe Kim nuk mund të ishte indiferente ndaj shqiptares, e cila sipas mediave amerikane i ka marrë bashkëshortin amerikanes së famshme.

Myla ka pasur një romancë të shkurtër me basketbollistin Kris Humphries, vetëm tre ditë pasi dështoi martesa e tij me Kim. Por, mediat amerikane nuk janë shumë të bindura për këtë fakt, ndërsa kanë shkruar se martesa e motrës më të famshme Kardashian ka dështuar pikërisht falë Myla Sinanaj, e cila lidhjen me Kris e ka nisur pak ditë pasi ky i fundit ishte martuar me Kim.

Shqiptarja në Shtetet e Bashkuara njihet edhe për videot e saj pornografike, për të cilat, në një intervistë të këtij viti në “Hollywood Life”, Sinanaj është shprehur se Kim ka qenë mjaft xheloze./xing.al