Kjo është sëmundja nga e cila vuante Agim Binaku – Lajmi.net
Kjo është sëmundja nga e cila vuante Agim Binaku
Autori: Lajmi.net LajmeNacionaleSportSporti Vendor 14:48, 9 February 2018
Agim Binaku
Në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i fushës së sportit Agim Binaku. Binaku ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive në Kosovë dhe më gjerë.

Gazeta Metro mëson që Binaku kohët e fundit ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë të mushkrive.

Njoftimi për vdekjen e Binakut:

Me pikëllim ju njoftojmë se u nda nga jeta kolegu ynë Agim Binaku. Vdiq në moshën 62 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.

Agim Binaku ishte zëvendësdrejtor i programit informativ të RTV 21 dhe redaktor përgjegjës i redaksisë së sportit të RTV 21, pjesë e të cilit ishte qysh nga fillimet e tij tash e gati dy dekada. Agim Binaku mbi të gjitha ishte emër nga më të shquarit të gazetarisë sportive, jo vetëm në Kosovë dhe në hapësirën mbarëshqiptare, por edhe më gjerë.

Realizoi mijëra emisione, transmetime të drejtpërdrejta, dokumentarë, reportazhe, intervista me emra të mëdhenj të sportit kosovar, por edhe atij botëror.

Në vitet ‘70 dhe ‘80 punoi në Radio Prishtinë, duke drejtuar emisionin e popullarizuar “Pasditja argëtuese sportive” në epokën e artë të sportistëve kosovarë.

Në vitet 90-të ishte themelues dhe kryeredaktor i revistave të para sportive në Kosovë “ Reflekset sportive” dhe “Top sporti”. Agim Binaku u nderua në Tiranë me çmimin mbarëkombëtar të gazetarisë sportive “Anton Mazreku” si dhe u nderua me një varg mirënjohjesh për punën e tij mbi katër dekada në gazetarinë sportive.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO