Kjo është rruga që përshkoi sulmuesi në Londër (Foto)

Një sulmues ende i panjohur i cili sot terrorizoi Londrën ku la të plagosur deri më tani 12 persona, është qëlluar nga policia.

Bota

22/03/2017 17:15

Ai fillimisht shkeli me veturën e tij 10 persona në urën ‘Westminster’, transmeton lajmi.net.

Më pas iu afrua Parlamentit britanik ku edhe i goditi rrethojat, doli nga makina dhe i sulmoi dy policë me thikë.

Rruga e sulmuesit përfundoi në hyrjen e Parlamentit ku u qëllua nga policët.

Ky sulm është cilësuar si sulm terrorist./Lajmi.net/