Kjo është rruga e cila do të mbyllet nesër në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nesër fillohet me rregullimin e kanalizimit fekal në rrugën “Meto Bajraktari”.

Lajme

13/05/2018 17:07

Përmes statusit në facebook Ahmeti ka treguar se kjo rrugë do të mbyllet për automjete që nga ora 7 në mëngjes.

Ky është postimi i plotë:

Nesër fillojmë me rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Meto Bajraktari”, përballë objektit të Komunës së Prishtinës.

Për këtë arsye, nga ora 07:00 në mëngjes, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim, dhe i ftojmë që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve.