Kjo është rritja e vlerës së Bitcoinit në 24 orët e fundit

Pas një rënie një javore të vlerës së kriptovalutave, vecanërisht të Bitcoin, që nga dje ka një rritje të çmimit të tyre.

Auto & Tek

07/02/2018 23:02

Sipas CoinMarketCap, aktualisht një Bitcoin tregtohet me 7,725.57 dollarë, me një rritje prej 22.66 për qind Brenda 24 orëve të funditshkruan Telegrafi.

Nuk është vetëm Bitcoin që ka rritje, gjithashtu Ethereum është rritur me 31.55 për qind, Ripple me 21.47 për qind, Bitcoin Cash me 19.92 për qind. Në top 10 kriptovalutat që kanë capital më të madh të tregut, rritjen më të madhe e ka 56.93 për qind.

Kjo rënie e madhe e kriptovalutave ishte si rezultat që Kina ka vendosur të ndalojë tregtinë e kriptovalutave duke bllokuar të gjitha faqet e internetit që lidhen me ofertat fillestare të monedhave dhe tregtimin e kriptovalutave, duke përfshirë të gjitha faqet e internetit të huaja.