Kjo është renditja në La Liga pas humbjes së Valencias

Barcelona ka rritur avantazhin me pikë ndaj ndjekësit të parë në La Liga, Valencias.

Sport

03/12/2017 20:15

E gjitha kjo pasi skuadra nga ‘Mestalla’ ka humbur 1:0 në udhëtim te Getafe në kuadër të xhiros së 15-të.

Kjo humbje e Valencias bën që Barcelona të kryesojë me pesë pikë në shumë në La Liga (36).

Vendi i tretë i takon Atletico Madridit me 30 pikë, ndërsa Real Madrid me 28 pikë në vendin e katërt.

Renditjen tabelare të La Ligas pas xhiros së 14-të e gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/