Kjo është renditja aktuale në La Liga

Atletico Madrid dhe Real Madrid, i kanë bërë një favor të madh Barcelonës.

Sport

18/11/2017 22:47

Dy skuadrat nga Madridi, kanë luajtur baras 0-0 në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të La Ligas.

Barazimi i këtyre dy skuadrave, i shkon përshtati Barcelonës, që sot ka mposhtur 0-3 në udhëtim Leganes.

Barcelona pas 12 ndeshjeve, kryeson në La Liga me 34 pikë, teksa lë pas Realin dhe Atleticon me nga 24 pikë.

Të mendosh se kjo distancë prej 10 pikëve është krijuar që në muajin nëntor, lë të kuptohet se Barcelona është rrugës së mirë për ta rrëzuar nga froni Real Madridin./Lajmi.net/