Kjo është ranglista e re në boks, ndryshime befasuese

“Ring Magazine” ka publikuar ranglistën e re të boksit, për kategoritë super të rënda.

Sport

08/12/2018 23:56

Nga vendi i parë, i palëkundur qëndron kampioni i katërfishtë, Anthony Joshua, transmeton lajmi.net.

Befasia më e madhe ka ardhur nga Tyson Fury, i cili pas rikthimit të tij sensacional, e gjënë vetën në pozitën e dytë, duke kaluar kështu Deontay Wilderin.

Kjo edhe njëherë vërteton se të gjithë mendojnë se Fury e fitoi duelin kundër amerikanit, përkundër vendimit të jurisë.

Në pozitat katër dhe pesë renditen Luis Ortiz dhe Dillian Whyte.

Lista deri në vendin e 10-të plotësohet nga Alexander Povetkin, Joseph Parker, Jarrell Miller, Adam Kownacki dhe Kubrat Pulev ( sipas radhës). /Lajmi.net/