Kjo është Qeveria më jetëgjatë e Kosovës

Asnjë  Qeveri e Kosovës deri më tani nuk ka arritur të përfundojë mandatin e saj deri në fund.

Lajme

24/05/2018 13:26

Qeveria më jetë gjatë është ajo e drejtuar nga Hashim Thaçi në vitet 2011-2014.

Kjo është bërë e ditur nga të dhënat  prezantuara nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në punimin “Demokracia e Kosovës në rrezik, Paqëndrueshmëria e sistemit partiak, kohëzgjatja e qeverisë dhe kriza institucionale në Kosovë e cila analizon qeveritë e Kosovës ndër vite.

Sipas këtyre të dhënave Qeveria ‘Thaçi’ e vitit 2011-2014 ka qëndruar 1387 ditë ndërsa Qeveria ‘Mustafa’ 1006 ditë gjithsej, raporton

Sipas D4D Qeveria e vitit 2008-11, e udhëhequr nga Thaçi ka qëndruar 1141 ditë gjithsej.

Raporti po ashtu ka analizuar fitoren dhe humbjet e partive politike ndër vite si dhe ka krahasuar krizat institucionale të vendit me ato të Evropës në përgjithësi. /Lajmi.net/