Kjo është propozim marrëveshja e propozuar nga Ilir Deda dhe Vjosa Osmani, për dalje nga kriza (Dokument)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje gjegjësisht LDK-së, Ilir Deda dhe Vjosa Osmani, kanë dal me një propozim për zgjidhjet e problemit të krijuar mes pozitës dhe opozitës.

Lajme

20/11/2015 15:46

YouTube player

Kërkesat për heqjen e nënshkrimit nga marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe për të larguar marrëveshjen e demarkacionit, të drejtuar nga partitë opozitare tek pushteti, sipas Dedës dhe Osmanit, mund të bëhen në një formë tjetër.

Lidhur me procesin e demarkacionit me Malin e Zi, këta dy deputetë kanë propozuar të krijohet një komision hetuar të udhëhequr nga opozita për ta hetuar të gjithë këtë proces. Gjithashtu ata parashohin që ky komision të ketë në përbërjen e vet edhe pjesëtarë të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës.

Për zgjidhjen çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, këta dy deputetë parashohin që Kuvendi t’i zgjedhë sa më parë dy gjykatësit tjerë të Kushtetueses. Ndërsa, nëse vendimi i Kushtetueses nuk do të ishte i plotë, ata rekomandojnë edhe dërgimin në Komisionin e Venedikut.

Më poshtë marrëveshja pesë pikëshe e propozuar prej tyre.

Marreveshja e propozuar nga Ilir Deda dhe Vjosa Osmani

Marreveshja e propozuar nga Ilir Deda dhe Vjosa Osmani

Marreveshja e propozuar nga Ilir Deda dhe Vjosa Osmani

Marreveshja e propozuar nga Ilir Deda dhe Vjosa Osmani

Marreveshja e propozuar nga Ilir Deda dhe Vjosa Osmani