Kjo është pozita e Blerand Stavilecit në kabinetin e kryetarit të Kuvendit

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci është emëruar shef i stafit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Lajme

28/09/2017 16:29

Lajmi.net mëson se Stavileci është emëruar në këtë post, duke zëvendësuar Uran Isamilin, i cili tash është ministër i Shëndetësisë.

Edhe vetë Stavileci e ka pranuar për lajmi.net se është emëruar shef i kabinetit të kryeparlamentarit

Stavileci ishte edhe në takimin që ka zhvilluar Veseli me shefen e BE-së, Nataliya Apostolova.

Ai është edhe zëdhënës i PDK-së. /Lajmi.net/