Kjo është poezia epike e Dritëro Agollit, recituar dhe kënduar nga të gjithë ne

Një nga shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë shqiptare ndërroi jetë sot në moshën 85 vjeçare.

ShowBiz

03/02/2017 17:41

Dritëro Agolli ka lënë pas shumë vepra në prozë e në poezi, por një nga poezitë epike të tij është ajo e titulluar “Këtu s’do jem”, dhe sot ai nuk është më midis nesh, por ka përjetësuar emrin e tij në veprat që ka lënë.

Poezia është bërë edhe këngë dhe nuk besojm se ka ndonjë nga ne që të mos e ketë recituar apo kënduar.

Këtu s’do jem

Këtu s’do jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do me shohin kamerierët

Dhe neper udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë

Ti do trishtohesh atëherë 
Se s’do me kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur ne xham të fryje erë 
Do qash me erën dalëngadalë

Por kur te jesh mërzitur shumë 
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres do të vij pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.