Kjo është pjesëmarrja në zgjedhje nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë (FOTO)

Në Shqipëri po mbahen zgjedhje nacionale, pas të cilave do të vendoset qeveria e re.

Lajme

25/06/2017 18:28

Në garë janë dy partitë tradicionale Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Partia Demokratike e Lulëzim Bashës.

Por, kësaj radhe një parti tjetër, Lista Socialiste për Integrim, ka pretendimet të dal partia e parë.

Në garë është edhe partia e sapoformuar e ish-socialistit, Ben Blushi.

Deri më tani ka pasur disa probleme të vogla në disa qendra votimi, por jo ndonjë keqpërdorim shumë të  madh, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Ndërsa, mediat e huaja kanë shkruar se këto zgjedhje janë një test kyç i shtetit shqiptar në rrugën drejt Bashkimit Europian, njofton Klan Kosova.

Përqindja e daljes në zgjedhje deri rreth orës 17:00 është 35.23 për qind.

Qyteti më përqindjen më të lartë deri në këtë orë është Dibra me 42.61 për qind, ndërsa përqindja më të vogël është në Shkodër me 29. 57.

Kjo është përqindja në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë;