Kjo është pija alkoolike që ju bën të humbisni peshë

Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të bien në peshë, këshilla e parë që marin është të heqin dorë nga konsumi i alkoolit. Në fakt pijet alkoolike janë të mbushura në kalori dhe shkaktojnë fryrjen e barkut si asgjë tjetër.

Lifestyle

29/05/2017 20:29

Por studiuesit së fundmi, kanë zbuluar se tekila mund të jetë e vetmja pije alkoolike, e cila në vend që t’ju shtojë kaloritë, ju bën t’i humbisni ato.

Po po ashtu siç e lexuat, bima nga e cila prodhohet kjo pije kaq e dashur në festa, pra kaktusi përmban disa komponentë të cilët ndihmojnë në pakësimin e sheqerit në gjak.

Kaktusi që përdoret në prodhimin e tekilës, ka vlera të mira në shëndet dhe nuk përmban aq shumë kalori, përkundrazi i eleminon ato.

Epo të gjithë ju që keni filluar një dietë drastike duke eleminuar alkoolin, mund të pini njëherë në kaq kohë tekila pa u shqetësuar për kilet e tepërta. /Lajmi.net/