Kjo është përgjigja e De Biasit për trajnerin e Izraelit

Gianni De Biasi i është përgjigjur deklaratave të trajnerit të Izraelit, i cili tha se do të nënshkruante një barazim me Shqipërinë.

Sport

11/11/2016 19:59

Italiani në konferencë për shtyp, ka thënë se gjithmonë merr me lehtësi deklaratat që bëhen para ndeshjeve, pasi janë strategji komunikuese.

“Unë jam gjithmonë i mësuar të marr me lehtësi deklaratat para ndeshjes, janë gjithmonë taktike. Secili përdor strategjinë komunikuese që e mendon sa më logjike”, deklaroi fillimisht De Biasi në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se askush, e aq më shumë Izraeli, kënaqet me barazimin, kjo është një deklaratë që e bëjnë para ndeshjes. Ndërsa ne qartësisht që mundohemi të luajmë për të fituar. Duhet ta bëjmë në mënyrë sa më inteligjente dhe me sa më shumë cilësi, për të shfrytëzuar rastet që do të krijojmë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.