Kjo është pasuria që e ka deklaruar Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është njëri ndër zyrtarët qeveritarë që e kanë deklaruar pasurinë e tij. Agjencioni kundër korrupsion ka publikuar pasurinë e Lekajt, e cila kap shifrën e miliona eurove.

Lajme

11/06/2018 18:54

1 milion e 500 mijë euro (1,500,000.00), Lekaj ka deklaruar se posedon tokë, në pronësi të tij.

Kurse, shtëpia e tij kap vlerën e 280 mijë eurove (280,000.00).

Lekaj ka në pronësi tri vetura, që ia ka vënë vlerën prej 47 mijë eurosh.

Ndërsa, para ta gatshme në bankë, ka deklaruar se posedon 75 mijë euro.