Kjo është pasuria e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, në deklarimin e pasurisë për këtë vit ka njoftuar se posedon 3 banesa dhe një tokë, të gjitha në pronësi të prindit të tij.

Lajme

13/06/2018 12:05

Banesat të cilat ai i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit kapin vlerën  95 mijë euro në total.

Ndërsa toka që e ka e deklaruar Rakiq ka sipërfaqe prej 9.5 ari, por që ka një vlerë të madhe prej 350 mijë eurove.

Ai ka deklaruar edhe një veturë të tipit “Grand Cherokee” me vlerë prej 10 mijë eurove, që thotë se është pronë e përbashkët.

Rakiq ka deklaruar se posedon edhe 50 mijë euro para të gatshme në një bankë në Serbi.

Paga vjetore e kryetarit të Mitrovicës së Veriut është 12 mijë e 969 euro. Gruaja e tij që punon në Fakultetin Ekononik në veri merr pagë vjetore me vlerë prej 7 mijë e 200 euro.

Ai ka deklaruar edhe pensionin e prindit të tij që shkon në 2 mijë e 400 euro në vit.

Ai nuk ka deklaruar se posedon pasuri në ndonjë shtet tjetër./kallxo