Kjo është oferta e Sampdorias për Berishën

Valon Berisha ka ofertë për transferim në Serie A.

Sport

12/06/2018 10:23

Sampdoria ka shtuar interesimin për transferimin e sulmuesit të Salzburgut, Valon Berisha.

Mediat italiane kanë njoftuar se klubi nga Serie A, është i gatshëm të paguajë 8 milionë euro për yllin e madh nga Kosova.

Berisha mund të largohet nga Salzburg, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të jetë një prej përforcimeve të mëdha të Sampdorias, për sezonin e ri. /Lajmi.net/