Kjo është nota fantastike e Shaqirit pas golit të shënuar ndaj Leicester City

Stoke City dhe Leicester City kanë barazuar 2-2 në ‘Bet365 Stadium’.

Sport

04/11/2017 16:11

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 11-të të Premierligës, nuk ka sjellë fitues, por një barazim me katër gola.

Edhe pse Stoke nuk ia doli të marrë pikët e plota nga kjo përballje, është Xherdan Shaqiri që shkëlqeu me paraqitjen e tij, duke shënuar edhe gol në pjesën e parë.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova arriti të realizoi në minutën e 39’, ndërsa u bë protagonist edhe te goli i dytë i Stoke, duke asistuar te Crouch.

Paraqitja e Shaqirit është vlerësuar lartë nga ‘Whoscored’, që e ka përzgjedhur lojtarin e ndeshjes, duke e notuar me notën 8.2./Lajmi.net/