Kjo është Njësia Speciale e Kosovës që ofron siguri në “Loro Boriçi” (Foto)

Sonte në orën 8:45 pritet të zhvillohet ndeshja e përfaqësueses së Kosovës me atë të Kroacisë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Lajme

06/10/2016 18:51

Që kjo ndeshje të ketë siguri maksimale Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë duke u kujdesur së bashku, shkruan lajmi.net.

Nga ana tjetër, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Facebook, të Njesia Speciale e Kosovë në Shkodër.

“Kosova në Shqipëri! Policia e Kosovës në nivel të detyrës edhe sonte në Shkodër. Kur zemra rreh shqip!”, shkruan Deliu.

Në fotografi shihet një numër i madh i policëve, të cilët janë në gjendje gatishmërie për çdo rrethanë. /Lajmi.net/