Kjo është ndotja momentale e ajrit në Prishtinë

Shkalla e ndotjes së ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese.

Lajme

27/01/2019 23:54

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese për banorët, shkruan lajmi.net.

Në bazë të matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, sonte ndotja e ajrit ka qenë e pa shëndetshme.

Në ora 23:00 kur edhe është regjistruar matja e fundit, shkalla e ndotjes ka arritur në 179 PPM.

Kjo shkallë e ndotjes së ajrit llogaritet të jetë e pashëndetshme, shkruan më tutje lajmi.net.

Këshillohet që personat që vuajnë nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe fëmijët të mos ekspozohen në natyrë, pasi që kjo ndotje përkeqëson edhe më shumë gjendjen e tyre shëndetësore. /Lajmi.net/